Këngëtarja dhe artistja shqiptare, Bleona Qereti, është një ndër personàzhet më të diskutuar në publik, gjithashtu edhe më të dashur.
Rishtazi, Bleona nuk ka ngurruar të japë informacione për jetën e saj private, duke ia shuar kureshtjen publikut.
E pyetur si po shkonte jeta e saj sentimentale, këngëtarja tha se është beqare.
Më pas, ajo shtoi me humor se ndërkohë që ka qenë vetëm gjatë dy muajve në Tiranë, nuk është shfaqur asnjë djalë shqiptar, megjithatë, duke qeshur shtoi se i pret ata në ‘Love Story 3’.
Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur deklaroi se jeta e saj personale është e shenjtë dhe nuk do të flasë më publikisht për të.
Ajo tha se për shkàk të mediave “jeta e saj private ka vuàjtur” dhe iu është shkàtërruàr martesa e parë me Gani Bardhën.
“Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës dhe ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit. Sigurisht unë jam djégur dhe jeta ime private ka vùajtur pikërisht nga media në Shqipëri.
E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absòlutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mùndur aq më mirë është për mua,” ka deklaruar Bleona.