Të premten fillon transmetimi i emisionit të parë të “Më lër të flas” në Top Channel.
Ashtu siç ishte paralajmëruar përgjatë aventurës së tyre televizive në Top Channel, ata do jenë në “prime time” nga ora 21:00.
Është përfolur gjerë e gjatë mbi mysafirin e parë në program, ku fillimisht u tha se do jetë DJ Dagz pastaj Fifi.
Mediat kanë dyshuar e kanë alauduar mbi mundësinë që në të parin program të jetë e ftuar Bora Zemani.
Por, mesa duket, i ftuari i parë do jetë Mozzik, kjo është lénë të kuptohet nga postimet e tyre ku Donaldi dhe reperi shfaqen me maska.
Edhe në të kaluarën, Donaldi dhe Romeo një pjesë të programit e kanë xhíruar/realizuar me skéçe në terren, prandaj besohet që edhe kjo është pjesë e xhirimeve të episodit të parë i cili ende, nuk ka një promo të nxjérrë.