Pas rikthimit në “PërPuthen”, për të kërkuar dashurinë e jetës, Mevlan Shaba vazhdon të fokusohet dhe te karriera e tij muzikore.
Konkurrenti i “Për’Puthen”, ka treguar se projekti i ri muzikor do të jetë në bashkëpunim me Mandi Nishtullën.
I ftuar në “Shqipëria Live” Mevlani tregoi se në klip do të jetë edhe Arjan Konomi.
Moderatori e ka pyetur Shabën, se sa e ka paguar opinionistin për të qenë pjesë e klipit ndërsa ky i fundit është përgjigjur se pjesëmarrja e tij është në mënyrë shoqërore.
“Arjanit i japim dreka dhe darka çdo ditë. Nuk ka pasur lídhje me pagesën ka qenë thjesht diçka shoqërore”, u shpreh ai.
Po ashtu Mevlani është shprehur se ka ardhur koha që ai të marrë një drejtim dhe të gjejë një partnere.