Ditën e sotme, këngëtari shumë i dashur nga publiku, Alban Skënderaj feston ditëlindjen.

Ai mbush 40 vite dhe nuk kishte se si të mungonte një urim publik nga gjysma e tij më e mirë, Miriam Cani.

Ajo ka ndarë në instagram një foto të tij me një mbishkrim duke e konsideruar burrin e ëndrrave.

“Gëzuar ditëlindjen burri i ëndrrave të mia dhe dashurisë së jetës sime. Ti je bota për mua”, ka shkruar Miriam Cani krahas fotos, ku urimet kanë qenë të shumta.

Çifti kanë së bashku më shumë se një dekadë dhe janë prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe Duamit.

Ata kanë edhe disa duete të realizuara me njëri-tjetrin, të cilat janë pritur shumë mirë nga fansat.

Së fundmi Albani ka publikuar një hit me Lyrical Son e titulluar “Ndalma”, ndërkohë Miriam ka patur një shkëputje perkohësisht nga muzika.

Megjithatë disa ditë më parë është shprehur për një rikthim nëpërmjet një ninulle të kompozuar nga Albani.

Mund ta themi me plot gojë: Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, jo vetëm janë një ndër çiftet më të njohur në ‘showbiz’-in shqiptar, por ata na kanë treguar se dashuria merr shumë ngjyra të bukura krah personit të duhur.We did not expect Alban Skenderaj to announce tomorrow the cooperation with  the Albanian rapper

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!