Ballina Magazina Rikthehet skena e takimit të Donaldit me Borën në ‘Më lër të...

Rikthehet skena e takimit të Donaldit me Borën në ‘Më lër të flas’: Romeo provokon keq…(VIDEO)

Emisioni i binjakëve Donald dhe Romeo Veshaj ka nisur me një situatë të papritur.

Në nisje të emisionit Donaldi dhe Romeo kanë imituar takimin e Donaldit me Bora Zemanin gjatë BBV.

Pasi dhe balerinat përfunduan me performancën, vëllezërit Veshaj zhvilluan një dialog shumë të shkurtër, ku nuk munguan as notat e humorit:

Më lër të flas…”/ Emisioni i Donaldit dhe Romeos po nis, zbulohet e ftuara e parë…(FOTO) – Juda.al

Romeo: “Që kur i kam thënë ndiq zemrën tënde ka ikur për lesh”.

Donaldi: “Po iki me balerinën. Erdha të dilja pak te promo, sa të bëja içik zhurmë, dhe do iki se unë jam artist, unë jam piktor”.

Romeo: “Më ndihmo në puntatën e parë, të të bëj nja dy pyetje, të më japësh nja dy lajme”.

Zbuloni diten e premierës së "Më Lër të Flas" nga Romeo dhe Donald Veshaj

Në vazhdim ata kanë imituar dhe disa fragmente nga takimi i tij në BBV me moderatoren Bora Zemani, ku Romeo i gjuan me shuplaka fytyrës Donaldit.

Gjatë “performancës” ata zhvilluan një dialog të shkurtër me fjalët që moderatorja i tha atij në takimi.

“Kam frikë”- tha Donaldi dhe Romeo iu përgjigj: “Për çfarë ke frikë?”

Donald Veshaj tregon kush është vajza më seksi shqiptare sipas tij: Bora…. - Top Channel

Më tej Romeo e puthi Donaldin në ballë dhe në të dyja faqet, njësoj siç bëri ai në takimin e tij me moderatoren, Bora Zemanin.

Në sfond dëgjoheshin dhe zhurmat e publikut në studio të cilët thërrisnin: “Puthe, puthe”

https://streamable.com/pcjb38

error: Alert: Content is protected !!