Ballina Magazina Rritet sërish çmimi i karburantit, çmimet e reja të naftës, benzinës dhe...

Rritet sërish çmimi i karburantit, çmimet e reja të naftës, benzinës dhe gazit! (FOTO)

Çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur sërish gjatë ditës së sotme, me 10 lekë për litër, duke reflektuar shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Sipas burimeve nga tregu “Monitor”, Bordi i Transparencës ka vendosur sot që një litër naftë do të tregtohet tashmë me 243 lekë, nga 233 lekë që ishte deri sot, sipas vendimit që ishte marrë në datën 27 prill. Ky është niveli më i lartë që nga data 26 mars.

Në rritje është edhe benzina, që do të tregtohet me 223 lekë, nga 213 lekë që ishte deri tani. Gazi është rritur me dy lekë për litër, në 106 lekë.

Rritet sërish NAFTA dhe BENZINA, çmimet e reja të karburanteve

Aktorët e tregut pohojnë se arsyet e shtrenjtimit lidhet me rritjen e karburantit në bursat ndërkombëtare, që ka arritur në 1200 dollarë për ton.

Edhe në këto nivele që po tregtohet nga ne, ata pohojnë se çmimet e bordit janë nën kosto dhe prej tre ditësh ata po operonin me humbje.

Çmimi në bursa është momentalisht 1200 dollarë për ton, por, sipas tregtuesve të karburanteve, nëse ai e kalon 1240 dollarë për ton, që njihet dhe si pikë e rezistencës, nafta në tregun vendas mund të arrijë deri në 300 lekë për litër, raporton Monitor.

Miratohet projektligji, u jepet mundesi spitaleve te behen autonome

Çmimet e naftës shënuan rritje të fortë në fillim të marsit, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, që çorientoi burimet e furnizimit kudo në botë.

Nafta në tregun vendas arriti deri në 260 lekë për litër në tregun vendas në javën e dytë të marsit, nga 195 lekë në fund të shkurtit.  Me krijimin e Bordit të Transparencës nga qeveria, çmimet po vendosen nga ky bord.

Aktorët e tregut pohojnë se vendosja e çmimeve po e ul fleksibilitetin e operatorëve për të qenë eficientë ndaj lëvizjes së shpejtë të tregjeve, ndërkohë që po detyrohen që të mbajnë hùmbjet që po vijnë nga fiksimi i çmimeve.Çmendet çmimi i naftës, ja sa shkon 1 litër në vendin tonë - URBAN Lajme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

E ndjékin pafund njerëz! Bora Zemani surprízon fansat e saj në këtë mënyrë! (FOTO)

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”. Patsaj duke...

Fjoralba Ponari dhe Einxheli sapo na dëshmuan që shoqëria e vërtetë ekziston! (VIDEO)

Nuk është sekret fakti që Fjoralba Ponari ka një miqësi shumë të ngùshtë me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkirën. Fjoralba e ka...

Luana nuk e ka ndërmend të ndalet, gati bashkëpunimi me reperin e njohur! (FOTO)

Në nismën e saj më të re “Thuaje”, Luana Vjollca erdhi me një qasje ndryshe si kurrë më parë. E ulur vetëm në një karrige...

Si asnjëherë më parë, Agron Llakaj rréfen momentin më të véshtirë në jetën e tij!

Pasditen e sotme, i ftuar në programin “Ditë pas dite” në Radio Televizionin Shqiptar ishte mjeshtri i humorit Agon Llakaj. Në një intervistë të rrallë...

‘Zénka’ mes Zhaklinës dhe Fifit, a duhet një vajzë ta ruajë veten për një djalë?

Fifi njihet si një ndër personàzhet e njohur e cila nuk e mendon dy herë ti shprehë hapur ndjenjat e saj. Mbrëmjen e djeshme,...
error: Alert: Content is protected !!