Larg zhùrmave të kryeqytetit, njerëzve dhe punës, Xhensila, Besi dhe Ajka janë larguar nga vendi për disa ditë pushimesh.

Në rrjete sociale nuk kishin si të mungonin pòza nga momentet më të bukura me njëri-tjetrin si dhe video ku tregojnë si po i kalojnë ditët e tyre.

Çifti po shijon gjithçka në maksimum, teksa prioriteti kryesor sigurisht është Ajka, të cilës po mundohen t’i krijojnë kujtimet më të bukura.

Nga Miami në Florida, Xhensila na e ka bërë zili të gjithëve me fotot e publikuara në llogarinë e saj në Instagram mirëpo veçanërisht njëra më shumë ka tërhéqur vëmendjen.

Këngëtarja ka pozuar buzë detit me të voglën e saj, të dyja të veshura me bikini.

Mirëpo, fakti që Ajka i është afruar pranë barkut i ka bërë njerëzit të mendojnë se Xhensila është sërish në pritje të ëmbël.

Nëpër komente, këngëtaren e kanë pyetur nëse po prét një fëmijë të dytë dhe nëse do ta bëjë Ajkën me motër ose vëlla, ndërsa këtë përgjigje ajo e dha për “Prive”:

“Nuk është e vërtetë. Një vëlla ose motër është në plane, por ky nuk qenka momenti.”

Pra, zgjerimi i familjes është në planet e çiftit, mirëpo duhet të presim edhe ca për një lajm të bukur shtatzënie.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!