Që nga dalja e tyre në publik Romeo dhe Donaldi njihen si aktorë humori dhe janë bërë të njohur nga programet e tyre “Tréshat” e më vonë “Binjakët Show”.
Mirëpo që pas përfundimit të Big Brother Vip, vëllezërit binjakë duket se kanë ndërruar profesion, duke u fokusuar në muzikë.
Donaldi publikoi një këngë dhe tashmë të dy shihen shpesh nëpër koncerte bashkë me Elgit Dodën në Shqipëri dhe Kosovë.
Madje gjatë kohës që Donaldi ishte në BBV, duke përfituar nga fama Romeo nisi të shkonte nëpër koncerte bashkë me Elgitin.
Thuhet se dyshja merr 5000 euro për një performancë në klubet e natës.
Madje kjo ka qenë arsyeja që emisioni i tyre “Më lër të flas” është shtyrë për në shtator pasi dyshja është shumë e zénë me axhendat e koncerteve.