Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother.

Dyshja pas daljes janë të pandàshëm dhe duket se lídhja po u ecën për mrekulli.

Të ftuar tek Natën me Aulonën ata folën për mënyrën se si po ecën lídhja pas daljes nga programi dhe planet për të ardhmen.

Ndër të tjera u përmend dhe prindërimi, ku Dagz dukshëm ishte shumë i bindur se do të ishte një baba shembullor.

“Një bab i mirë do jem, sigurtë”, ishte kjo përgjigja e Dagz kur Einxhel e pyeti nëse do të provojë të jetë burri i saj.

Ndërkohë sa i takon takimit me familjarët, Einxhel tregoi se janë takuar ajo me të vëllain dhe Dagz me motrën në një darkë në Prishtinë.

Moderatorja u shpreh se Aurora është pikërisht kunata e ëndrrave dhe fiks siç ajo do kishte dashur gjithmonë të ishte motra e partnerit.

“Aurora është një vajzë inteligjente, një vajzë shumë e përgatitur, e kulturuar, me bagazh, me botëkuptim shumë të madh, open minded. Përtej faktit që është motra e këtij, është një person që unë do kisha dashur ta kisha mikeshë edhe nëse s’do kishte qenë motra e Dagz,” tha Einxhel.

Po prindërit? Dagz ka takuar të atin e Einxhel, ndërsa moderatorja tha se prindërit e Dagz i janë dukur si njerëz të cilët i ka njohur prej kohësh.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!