Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka folur ditën e sotme në një intervistë për emisionin “N’Zoom” dhe ka sqaruar raportin e tij me kolegun Ermal Mamaqi, por gjithashtu ka zbùluar edhe nëse Xhensila është shtatzënë.

Ermali dhe Besi kanë pasur një kònflíkt vírtual prej shumë kohësh.

“Shérri” vírtual mes dy aktorëve nisi pas një deklarate të Bes Kallakut ku tha se “diferenca mes tyre është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian”.

Sherri mes aktorëve, Bes Kallaku flet për herë të parë për raportin me Ermal Mamaqin | BoldNews.al

Aktori e cilësoi raportin e tyre si një marrëdhënie normale shoqërore, dhe shtoi se ata nuk kanë pasur asnjëherë ínat profesional me njëri-tjetrin.

“Ne kemi një marrëdhënie normale shoqërore me Ermalin dhe nuk kemi pasur ndonjëherë inat profesional me njëri-tjetrin.

Të paktën unë e di që se kam por edhe Ermali s’ka asgjë me mua, thjesht kemi zgjedhur secili që të punojë, domethënë që mos të merret me të tjerët por me veten dhe me punët tona.”

Në përfundim ai sqaroi një herë e mirë zërat se ai dhe partnerja e tij Xhensila Myrtezaj janë në një pritje të një fëmije.

“Jo, ju them që është ‘fake’. Thjesht kemi shtuar peshë dhe dy javë aty vetëm kemi ngrënë dhe nuk kemi pasur anagzhim ‘palestral”, tregoi ai.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!