Ledri dhe Noizy janë dy nga reperët më të dëgjuar të gjeneratës së sotme.
Ata nuk njihen vetëm për stilin e tyre unik që i karàkterizon, por edhe për përplàsjet që kanë pasur.
Në të kaluarën ata konsideroheshin àrmiq, pasi Ledri ishte anëtarë i BabaStars kurse Noizy i OTR.
Këto dy grupe vazhduan kònflíktet e përçàrjet edhe në sferën e muzikës përmes teksteve të këngëve, apo gjatë intervistave të ndryshme të protagonistëve.
Kjo gjë më pas çoi në konflíktin e àrmàtosur në Prishtinë në vitin 2016, kur mbetën të plàgosur dy persona.
Këto dy palë vazhdojnë të kenë mosmàrrëveshje, ndërkohë që reperi nga Kosova Ledri, nuk është më pjesë e Babastars.
Pas kësaj, Ledri dhe Noizy kanë pasur një marrédhénie më të afërt, madje dyshja kanë lançuar edhe një këngë së bashku me titullin “Dje&Sot”.
E për ta vërtetuar që shoqëria e tyre po shkon akoma më mirë, ditën e sotme, vetë Ledri ka postuar një foto në “Instastory”, ku shihet bashkë me Noizy-n duke qeshur.
Sakaq, mbi foto ai shkruan:
“@Noizy të ftuar specialë @nmajëtgjuhës”
Pra, reperin nga Shqipëria do ta shikojmë në emisionin e Xheraldinës (mamit të Ledrit), “n’Maj t’Gjuhës”.
Epo kujt mund t’ia merrte mendja. Afrimitetin më të madh dyshes duket se nuk ia ka dhënë muzika, por vetë mami i reperit.