Ilir Shaqiri u shpall fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, i cili duket se ende nuk e ka ndalur festën e tij.

Pas ditësh festime në Shqipëri, Iliri është nisur drejt Italisë për të festuar sërish.

Bashkëshortja e tij, Emanuela, ka orgànizuàr një festë të madhe me të ftuar VIP.

Ilir Shaqiri, banori i parë i Big Brother VIP - Big Brother Vip, 5 Tetor 2021 - YouTube

Ka qenë vetë balerini që ka ndarë momente nga festa ndërsa shihet duke kërcyer bashkë me gruan dhe vajzën e tyre Emily.

Të ftuar ishin mjaft figura të njohura të italisë, si artistin dhe koreografin Zinna Piero, sportisten Roberta Sodero apo edhe Kiko Nalli-n, artistin që kuron imàzhin e VIP-ave italianë.

Në festë ishte gjithashtu balerini Andrea Evangelista, gazetari i njohur Andrea Iannuzzi ndërsa Giada Nobile ishte këngëtarja festës.

Më herët gjatë një interviste, Iliri foli për ish-banorët dhe shoqërinë që ai kishte me ta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sipas tij, në shtëpi ishte një shoqëri e sfòrcuar e detyrueshme, që do apo nuk do, duhet që të qëndrosh me ta.

“Nuk u futa në lojë, kam qenë gjithmonë. Aty ishte një shoqëri e fòrcuar, e detyrueshme, në një ambient që do apo nuk do, edhe me ato njerëz që nuk do kishe komunikim. Doli ajo që thosha gjithmonë që Donaldi është djalë kreativ, por kishim pikëpamje të ndryshme. Nuk mendoja se do kisha komunikim me të jashtë”, u shpreh Ilir Shaqiri.

Brenda shtëpisë së “BBV” publiku e ka parë duke buzëqeshur shumë pak Ilirin por arsyen specifike ai nuk e tregoi.

“Jam person shumë alegro, më pëlqen të jem mirë dhe të jenë mirë njerëzit që më rréthojnë. Por aty brenda për një kohë ndodhi e kundërta. Kishte çdo prime diskutime të forta. Momentet me Sabianin kanë qenë të kufizuara, më shumë qanim hallet”.

Po ashtu ai u pyet në lidhje me mallin e shtëpisë.

“Një lloj melankolie”, kjo ishte fjalia që fituesi i “Big Brother VIP”, tha pas pyetjes së moderatores në lídhje me mallin që mund të kishte për shtëpinë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!