Moderatori dhe aktori i njohur, Salsano Rrapi, ishte i ftuar para disa kohësh në emisionin “Goca dhe Gra”, ku nuk i shpëtoi pyetjes nëse do të ketë një rikthim të Xhemi Shehut në Top Channel.

“Qesh mire kush qesh i fundit” do të jetë emisioni më i ri që do të na shoqërojë prej 8 marsit e në vijim.

Nën moderimin e Xhemi Shehut dhe Salsano Rrapit, programi pritet të jetë diçka krejtësisht e re, që nuk e kemi hasur më parë në ekran.

Ka qenë Ermal Mamaqi ai që ka zbuluar pamjet përmes postimeve në Instastory ku duket studioja, moderatorët dhe aktorët gjatë provave.

Nga pamjet shihet se skena do të jetë një koncept shumë ndryshe pasi duket si një shtëpi ku mesa duket do të zhvillohen skeçet e humorit.

Sigurohuni që ora 21:00 e 8 marsit t’ju gjejë para ekranit!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!