Aktorja e humorit Delinda Disha, ka ndarë sot me ndjékësit një lajm të trishtë.
Me anë të një postimi në “Instastory”, ajo tregoi për hùmbjen e binjakëve që do të sillte në jetë.
Ky lajm vjen vetëm pak ditë pasi aktorja e humorit konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël.
“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështíra. Të dy bebushat hùmba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psíkologjíkisht po e kaloj shumë kéq”, shkruan Delinda.
Aktorja ka ndarë gjithmonë me ndjékësit momente të lumtura nga jeta e saj private por edhe këtë lajm të hídhur, preferoi ta ndante me ndjékësit.
Rikujtojmë që djali i Delindës ka lindur më shkurt të 2017 dhe ajo zgjodhi ta pagézojë me emrin Dasantin. Pas lindjes së parë ajo rrëfeu detaje të shumta nga jeta e saj private dhe kryesisht për mëmësinë.
Ajo tregoi se fillimet si nënë kanë qenë paksa të vështira, por me ndihmën e familjarëve arriti të përballonte gjithçka.
Aktorja tregoi se në dy javët e para të lindjes vetëm qante, sepse pasditeve duhej të qëndronte larg djalit për shkàk të punës.
“Pas lindjes një javë pushim bëra dhe u riktheva në punë. Paraditja ikte, ndërsa pasdite vetëm qaja. Dy javë pas lindjes pasditeve vetëm qaja. Më dukej sikur djali nuk ishte mirë, por me mbështetjen e familjes, Eldos dhe motrave të mia e kalova. Bebi ishte i vogël dhe kisha fríkë ta mbaja”, ka rréfyer Delinda.