Dita e sotme shënon një datë tepër të veçantë për moderatoren e njohur shqiptare, Arbana Osmani.

Djali i saj i madh, Joni feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga e ëma e tij.

Arbana ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një dedíkim shumë të ndjerë për të birin duke i bashkëngjítur disa foto të ndryshme në formën e një albumi ku pasqyrohet çdo vit i jetës së djalit të saj.

Arbana listoi gjërat që pëlqen më shumë tek Edi - Revista Who

“Dita më e bukur e jetës sime ka qënë kur linde ti o Jon! Dhe cdo ditë pas saj akoma më e bukur me ty; Je lumturia ime dhe shpirti më i pastër që ekziston; Gëzuar ditëlindjen travel buddy, can’t wait to show you the world Mama”, ka shkruar moderatorja përkrah fotove.

Kujtojmë që Arbana ka dhe një djalë tjetër, por gjatë hyrjes së natës finale të emisionit më të ndjekur “Big Brother Vip”, moderatorja më e dashur e publikut bëri me dije se është në prítje të ëmbël dhe pret të bëhet nënë për herë të tretë pa dhënë detaje për gjíninë e bebit.

Pas përfundimit të ‘reality show’-t, Arbana dhe Edi u nisën me pushime, për disa ditë relaksi jashtë Shqipërisë.

Pasi vizituan Parisin së bashku me stafin e “Top Channel”, dyshja udhëtoi drejt Maldiveve.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videon e shumta nga pushimet që na e kanë bërë zíli të gjithëve, teksa Arbana na tregon vazhdimisht si e kalon ditën e saj atje me tre djemtë: Eduartin, Jonin dhe Diellin.

Arbana, Edi, Joni dhe Dielli nisin pushimet në PARAJSË – Kids' Time

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!