Tashmë emisioni “Big Brother VIP Albania” është shumë afër përfundimit, teksa finalja e madhe do të jetë mbrëmja e 18 shkurtit e do të shpallet fituesi midis Ilirit, Donaldit, Einxhel dhe Beniadës.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme Romeo Veshaj, vëllai i Donaldit, ka publikuar poezinë e recituar nga Reshat Arbana “Në mundsh”.

Vargjet e së cilës i dedikohen “të ruajturit arsyen edhe kur e gjithë bota ta hédh fajin” si dhe besimit në vetvete.

Teksa ka bërë ‘tag’ llogarinë e Donaldit në “Instagram”, aktori i humorit ka lënë të nënkuptojë që këto vargje janë një mesazh lídhur me mënyrën se si ka ecur rrugëtimi i gjatë i Donaldit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Rikujtojmë se Romeo e ka mbéshtétur vazhdimisht të vëllain në këtë format, nëpërmjet mënyrave nga më të veçanta dhe emocíonuese.

Një nga surprizat së fundmi ishte kur ai arriti të béfasonte të gjithë banorët duke kaluar sipër shtëpisë më të famshme në Shqipëri me një helikopter duke hédhur karafila nga ajri.

“Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm”- ka qenë dedíkimi i ndjérë që i ka përcjellë ai të vëllait me anë të një audio-mesazhi.

Ndërkohë, Elgit Doda zbuloi i ftuar në “Goca dhe Gra” se karafilat i referohenin El Chapo-s.

“Karafilat u hòdhën ndàj Donaldit, sepse ashtu i hodhën edhe El Chapo-s. “- u shpreh ai.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!