Donald dhe Trixa kanë qenë kryetemë e kësaj jave.

Ka tash e sa ditë që në media rozë diskutohet raporti i tyre dhe hatërmbetja që pati Trixa ndaj një shakaje ku u përmend Bora Zemani.

Ajo nuk shkoi në darkë për ta takuar të dashurin e saj dhe kjo ka mërzítur Donaldin.

Ky i fundit duke diskutuar i zhgénjyer për mungesën e saj tha se nuk i fliste më me gojë nëse ajo kishte ikur jashtë Shqipërisë.

Megjithatë, Beatrix duket se ka lënë gjithçka pas krahëve, gjersa vendosi që të mërkurën të shprehë mbështetjen e saj publike për Donaldin.

Ajo publikoi në InstaStory një video të të dashurit të saj, ku shihet teksa interpreton këngën “Faj”, të cilën Ramosaj e publikoi pas daljes nga shtëpia, si një dedikim për aktorin.

Beatrix shkroi “Me ty” në mbíshkrímin e videos, ndërsa e shoqëroi atë me një emoji zemre.

E njëjta iu bëri thirrje ndjekësve të saj që ta votojnë Donaldin si fitues të Big Brother VIP, pasi ai është një nga katër finalistes – njëri prej të cilëve do të shpallet të premten.

Ndërkohë këngëtarja pati dhe një “debat virtual” me Balina Bodinakun, pasi kjo e fundit kishte thënë se Beatrix është larguar me të dashurin.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!