Spektakli i humorit në Abc News, “Kosherja” do të rikthehet në sezonin më të ri, por këtë rradhë me disa ndryshime të mëdha.

Ata do të vijnë me një moderatore të re, një emër shumë të njohur e të përfolur për publikun shqiptar!

E zgjedhur për të prezantuar këtë sezon është pikërisht blogerja Sarah Berisha, cila fitoi zemrat e publikut gjatë rrugëtimit të saj në reality shoë-n më të komentuar të momentit “Big Brother Vip”.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë llogaria zyrtare në “Instagram” e programit të humorit “Kosherja show”

“Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon, spektakli do të ketë një moderatore të re. Ne i urojmë mirëseardhjen Sarah Berishës.

Gjithashtu falenderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e dhënë.” -shkruhet në postimin e pak orëve më parë.

Sarah Berisha, kush është blogerja nga Durrësi që pasionin për drejtësinë e  kombinon me modën dhe tashmë synon çmimin e madh në Big Brother VIP (FOTO)  - Lajme Durrës

Nga ana tjetër, Sarah Berisha ende nuk ka reaguar në rrjete sociale dhe nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth kësaj eksperience të re për të.

Megjithatë, ajo e paralajmeroi këtë lajm në një video në “Instastory” të pak kohëve më parë, ku tha se do të kishte nje projekt të ri shumë emocionues për të.

Rikujtojmë se sezoni i kaluar i spektaklit të humorit moderohej nga Jona Spahiu dhe Bes Kallaku çdo të diel rreth orës 21:00.https://www.photojoiner.net/image/0VP4j6OD

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!