Aktorja e njohur, Lisa Kujovska, me anë të një postimi në Instagram ka thumbuar ish-konkurrenten e “Big Brother VIP Albania”, Arjola Demiri.

Duket se aktorja ka disa gjëra për t’i thënë Arjolës, e cila dëshiron të prezantojë “Portokallinë”.

Në Instagramin e saj, Lisa ka bërë një krahasim me aktoren e famshme Sofia Loren, e cila thotë se në të vërtetë aktrimi është shumë më lart sesa prezantimi.

Arjola do të prezantojë 'Portokallinë', Lisa Kujofsa e thumbon publikisht

Kujovska ka publikuar thënien duke e modifikuar për të thumbuar kolegen e saj.

“Ishte gjë e bukur, është fantastike, do bëjë humor. E kupton? Të plotëson, të rrit në një fare forme artistikisht, do kish thënë Sofia Loren e shkreta, po ta kishin bërë prezantuese. Për fat ishte me mend në kokë nuk e bëri”, shkruan Lisa.

Kujtojmë se deklarata e Arjolës kur nuk hapi kutinë e Pandorës duke u shprehur se ëndrra e saj është të jetë prezantuese e “Portokallisë” dhe jo udhëtimi në Disneyland, u komentua shumë.

Kësaj teme ajo iu rikthye edhe në “Fan Club”, ku tha se roli në fjalë do ta rriste profesionalisht dhe nuk do ishte “thjesht aktore”.

“Jam shumë e lumtur për diçka që do të ndodhë. Sigurisht që do e doja, është diçka e bukur, është ndryshe, të plotëson e të rrit artistikisht”, tha Demiri.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!