Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “BB Vip” së bashku me një sërë emrash të tjerë personàzhesh shumë të njohur për publikun shqiptar.
Ai njihet për natyrën e tij ngàcmuese dhe pikërisht nga kjo, të gjithë fansat e çiftit “Donald-Trixa” e kanë sulmuar me komente negative.
Gjithçka nisi një moment teksa Ermali bisedonte me banorët e tjerë të shtëpisë dhe zbuloi se Bora Zemani do ta shohim si një aktore në sezonin e dytë të serialit “H.O.T”.
Kjo deklaratë e tij i ngjalli kuréshtje Donaldit dhe aty ai nisi të pyeste më shumë për këtë detaj dhe i tha Ermalit të ta paguajë mirë ish partneren e tij.
Pas kësaj bisede, Ermali është thirrur nga prodùksioni në dhomën e rrëfimit dhe u rikthye për t’u përshëndetur me ta.
Ndërkohë, nga e gjithë ajo bisedë mes Donaldit dhe Ermalit, fansat që mbéshtésin Donaldin dhe Triksën e kanë sùlmuar aktorin e njohur me fjalë fyese për faktin pse ai ka përmendur Borën.
Ermali ka reaguar pak më parë me anë të një videoje dhe jep një mesazh.
“Besoj që jam i ftuari i parë që përjashtòhem nga Big Brother. Nuk i kuptoj këta fansat e Beatrixës dhe Donaldit. Kam një mesazh për ta. Për ju që nuk e dini, këta u mërzitën sepse unë gjatë një bisedeku ishte Arjola, Donaldi e të tjerë, thashë të vërtetën, që do bëjmë sezonin e dytë të H.O.T dhe do kemi Bora Zemanin aktore. Donaldi e dëgjoi dhe pyeti personazhin. “Ç’punë ke ti? Pse të djeg miza ty?-i thashë unë dhe qeshëm. Meqërafjala për të gjithë ju hipokritë… Nuk kam marrë kaq shumë komente negative as kur kam kënduar për fushatën e PD-së para 100 vjetësh. Ej, miq mos e merrni kaq shumë seriozisht”, ishin këto fjalët e Ermalit.