Regjisori i “Big Brother VIP Albania”, Eduart Grishaj, ishte ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar edhe rreth debàtit që pësoi shpàllja e balerinit, Ilir Shaqirit, si fitues i programit.
Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, tema kryesore e ditëve të fundit ishte hatérmbétja e aktorit Donald Veshaj, për hùmbjen që pésoi.
Gjatë intervistës, Grishaj u shpreh se janë mësuar nga reàgimet e shqiptarëve të cilët nuk dinë se si të pranojnë hùmbjen.
Ai gjithashtu thotë se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm njëri do ta fitonte çmimin e madh.
“Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon hùmbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka hùmbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurréntët kanë dalë fitues. Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë ‘Big Brother’ tjetër konkurréntët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni.”, është shprehur Grishaj.
Eduarti u shpreh se produksioni është përpjékur të kujdéset për konkurréntët në mënyrë maksimale, teksa tregonte se java e fundit e finales ka qenë shumë e fortë.
“Jemi përpjékur të kujdésemi për të gjithë konkurréntët. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin.”, u shpreh Eduarti.