Një nga situatat dhe çéshtjet më të komentuara në këtë “Big Brother Vip Albania” ka qenë padýshim lídhja e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.
Edhe pse çifti kishte disa kohë i ndarë nga njeri-tjetrit, hyrja e moderatores së “PërPuthen” në një nga puntatat e “PRIME”-t të “BB VIP” u kthye në një nga ngjàrjet më të bùjshme dhe të pëlqyera të të gjithë shqiptarëve.
Edhe banorët brenda shtëpisë e kanë diskutuar lídhjen që Donaldi dhe Bora kanë patur, duke vënë në qendër të diskutimit të tyre diferencën e moshës midis tyre.
Gjatë një bisede në dhomën e gjumit Beniada, Arjola dhe Einxhel kanë biseduar rreth moshës së tyre.
“Është e re Bora Zemani.”-ka nisur Beniada.
“Sapo ka mbushur 30-të.”- ka thënë Einxhel.
Ndërkohë, Beniada u shpreh se edhe pse ata kanë një diferencë prej 4 vjetësh, Donaldi në arsyetim dhe në personalitet sipas saj, duket si më i madh.
“Është e re, 26 me 30-të janë aty-aty. Pastaj Donaldi duket si 34-35 ndonjëherë. Si i mban flokët, si vishet. Duket më i madh dhe nga mënyra si flet, si i argëton të tjerët. Nuk duket si 26-vjeçar. Bora është e re, mosha ime, po mua më duket më e vogël se vetja, duket si 23-vjeçare.”- ka komentuar ajo.
Por, hapja e kësaj teme nuk u është dukur e rastësishme fansave te programit duke filluar kështu te alùdojnë dhe te krijojnë teorira se ne fakt kjo bisede është shtýre te behet nga ana e produksionit.
Sipas komenteve, ata mendojnë se Beniades dhe Arjoles u është thëne ne dhomën e rrëfimit qe te fillojnë e te flasin për Boren.