Nëse i hedh një sy profilit zyrtar të Top Channel-it në Youtube, kupton se programi më i dashur për shqiptarët është “Portokallia”.
Kjo vlen sidomos për emigrantët, të cilët e shohin humorin e aktorëve profesionistë me shumë nostàlgji.
Pròblemi është se ky program nuk funksionon më në variantin “cabaret show”, pra me ndërthùrjen e elementeve si aktrimi, kërcimi dhe muzika në një ambíent që ngjàn mjàft i prékshëm për sytë e publikut.
Me largimin e Ben Blushit si drejtor i Top Channel-it, në zyrat e Kasharit prítet të rikthéhet regjisori Altin Basha, i cili duket se do të zévendésojë “Portokallinë” me një projekt të ri televiziv.
Salsano Rrapi do të jetë prezantues i këtij programi të ri me regjisor Altin Bashën.
Ky i fundit do t’i bëjë një ftesë Xhemi Shehut për t’u rikthýer si prezantuese me Salsanon.
Lajm mjàft befàsues, duke marrë parasysh faktin se Altin Basha vjen pas një déshtími në “ABC News”, ku mori përsipër dizenjimin e “Kosheres”.
Nuk e dimë se sa shqiptarë kanë informacion nëse ky program humoristik ka ekzistuar apo jo në Shqipëri, sepse jehona e tij ka qenë thuajse zero.
Dihet vetëm se aty ka qenë aktor Bes Kallaku.
Pas largimit nga Top Channel, regjisori Basha mori pozicionin e drejtorit të Teatrit Eksperímental në vend të Kiço Londos, ku hòqi shumicën e aktorëve nga puna në teatër.
Aktualisht ai punon si profesor në Akademinë e Arteve të Bukura.
Salsano Rrapi, ndërkohë, dihet se ka një marrédhénie të shkëlqyer me Xhemi Shehun dhe nuk diskutohet se do të jenë një dyshe e paparë në skénë.
Gjithmonë kanë funksionuar, sepse janë edhe miq të ngushtë.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë formula e këtij programi të ri në median më të madhe në Shqipëri.
Një mëdyshje e madhe shkon për praninë (ose jo) të aktorëve të trupës së “Portokallisë”.
Ata janë ndër njerëzit më të paguar në Top Channel, por njëkohësisht edhe ndër më të vështírët për t’u menaxhuar në televizion.
Një dilemë e madhe është edhe Flor Binaj, një gjigant i skénës i cili gëzon një mbéshtétje të madhe në publik, por asnjëherë nuk ka marrë përsipër të bëjë një gjë të tijën.
Me mbylljen e pritshme të “Portokallisë”, ndoshta do ta shohim në një variant tjetër. Présim me kérshéri.