Evi Reçi është këngëtarja e talentuar dhe e dashur për publikun, e cila përveç talentit në muzikë, është përfshirë edhe në fushën e gazetarisë.
Kështu, gjatë kohës që ishte pjesë aktive e tregut muzikor, Evi ka bërë një sërë bashkëpunimesh me këngëtarin e njohur Flori Mumajesin.
Ato kanë realizuar shumë këngë të suksesshme së bashku përfshírë kështu hitin “I ngjan asaj”, që dëgjohet ende, edhe pse pas 7 vjetësh.
Ndërkohë, raporti i tyre është përfolur gjatë nga mediat rozë dhe portalet, të cilët kanë vënë re marrëdhenien e ngùshtë midis dy artistëve, duke krijuar kështu dyshime për diçka më shumë midis tyre.
Prej kohësh nuk ka patur ndonjë reagim nga dyshja, të cilët janë mjàft të rezérvuar për jetën private, por së fundmi ka qenë vetë këngëtarja që i ka mòhuar fjalët një herë e mirë.
“Mu desh të shkòputòsha për studimet e universitetit. Takohemi më rrallë por dëgjohemi. Jam shumë mirënjohëse ndàj Florit. I jam falënderuese për këngët që më ka dhuruar. Është një jo e madhe sepse nuk ka pasur më tepër se kaq.
Përtej miqësisë dhe afrimitetit që kishim si miq, vetëm bashkëpunime kemi pasur.”, u shpreh ajo.
Rikujtojmë se Evi Reçi ka kaluar një periudhë mjàft të vështírë, që nga térmeti i 26 nëntorit, ku ka hùmbur të gjithë familjen e xhaxhait të saj.