Spektakli i djeshëm në “Big Brother VIP” ishte i mbushur me vendime, dinamika, diskutime të rëndësishme, surpriza e hyrje të reja.
Megjithatë, në rrjet vëmendjen e ka marrë një video e Donaldit. Kur po diskutohej për lídhjen e Einxhel dhe Dj Dagz, ai iu drejtua Beniadës duke e thirrur padashur Bora dhe menjëherë e korrigjoi, por ky moment po bën xhíron e rrjetit.
“Bora ja një sekond, Beniada ta mbaroj…”, ishin fjalët e Donaldit që po komentohen gjatë në rrjet.
Një pjesë mendojnë se në fakt është një làpsus dhe ka dashur të thojë: “Po, ja një sekond”.
Nga ana tjetër, ka shumë (fansa të çiftit të dikurshëm Bora-Donald pjesa kryesore) që mendojnë se në fakt aktori e ka mendjen ende tek moderatorja.
Nuk e dimë sesi qëndron e vërteta, pasi Donaldi ka treguar se atë histori e konsideron të përfunduar, dhe se tanimë po shijon raportin me Betarixën.