Sot në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka ndodhur një moment qesharak midis Beniadës dhe Donaldit.

Ai po luante me të teksa ajo lahej dhe nuk e linte rehat, e në atë moment Beniada ka kërkuar ndihmën e Romeos, binjakut të Donaldit, i cili te letra surprizë ndaj tij shprehu simpati edhe për Beniadën.

Romeo nuk ka vonuar dhe pasi faqja zyrtare e “Big Brother VIP” në Instagram e ka postuar momentin qesharak mes tyre, ai e ka ripostuar gjithashtu.

“Do ja pres veshet ketij Donaldit, qe te ngàcmon ty @iambeniada 😡🤣”,- ka shkruar Romeo.

Ndërkohë menaxhuesi i profilit të Beniadës në Instagram ka komentuar:

“😂 vet i the po ka nevoje per ndonje gje te te thote.”

Kujtojmë se kur erdhi në shtëpi për disa minuta,Romeo e “ngàcmonte” Beniadën me fjalë, pasi ditë më parë ai tek një letër dërguar Donaldit i kishte thënë:

‘Mi fol një cik asaj Beniadës se është shumë e mirë.’

Pasi Romeo u takua me Beniadën dhe e lanë gjithashtu të takohen jashtë, menjëherë ne mbrëmje Donaldi shfrýtëzoi momentin sapo u takuan me Beniadën e pyeti: Hë si tu duk?

Ajo me buzeqeshje iu përgjigj duke i thënë:

“Po hë si të them eshte ndryshe nga ty sdi si te them , eshte me i mbushur – me mirë me i mbushur”, u përgjigj Beniada duke buzëqeshur dhe duke mos mòhuar se i pëlqen.
Hë, si tu duk?", si iu përgjigj Beniada Donaldit menjëherë pas takimit me Romeon (FOTO LAJM) - Albeu.com

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!