Mbrëmjen e djeshme, Dj Dagz ishte i elímínuari i dytë nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, pas Xheisarës.
Pas një zinxhiri të nisur nga Beatrix Ramosaj, Dagz dhe Einxhel Shkira ishin dyshja e fundit të cilët shkuan në nomínim, ku nga një televotim i hapur për pak minuta, Dagz doli më pak i preferuar.
Largimin e tij e pérjetoi kéq Einxhel Shkira, me të cilën ai krijoi një romancë shumë të bukur brenda shtëpisë.
Ajo është zgjuar e përlòtur, e teksa banorët e tjerë e ngushëllonin, tregoi se nuk është mësuar ta shohë shtëpinë pa të.
Ndaj, Dagz ka shprehur mbështetjen e tij, nga jashtë tanimë. Ai ka shpërndàrë videon ku ajo shihet duke qarë, e krahas ka shkruar “Jam me ty”.
Gjithashtu ai ka shpërndàrë një foto në Instagram, me hoodie-n e Einxhel.
Sa i përket produksionit, dhe eksperiencës, ai ka shkruar:
“Falemnderit te gjitheve – per perkrahjen dhe dashnine! ?? Kjo eksperience nuk pershkruhet me fjale.
Fitova shume me shume, se sa e paramendoja. Falemnderit @arbanao per fjalet, te cilat me kane vertetuar se qellimin tim e kisha arritur. Falemnderit @bigbrotheralb_vip per mundesine, per te qene banor i shtepise me te madhe ne Shqiperi. Me respekt, DJ DAGZ”.
Pas eleminimit Dagz ka diçka për të thënë për
Ai u fut në shtëpi bashkë me mikun e tij PM, si një konkurrent i vetëm, por në një pikë të lojës, pas disa javësh, ai pati mundësinë të vazhdonte i vetëm.