Të martën 5 banorë të rinjë iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ndonëse kanë vetëm dy ditë që kanë nisur rrugëtimin e tyre, duket se ata kanë filluar të përfshihen në debate dhe diskutime.
Ditën e sotme, teksa banorët po qëndronin në oborr, Xheisara dhe Arbri kanë pasur një krisje me njëri tjetrin ku ajo i është drejtuar atij duke i thënë se ai e ka nisur keq me të.
“E ke nisur keq me mua,qetësohu se është dita e dytë,më jep pak kohë,nesër e mbrapa fillojmë”- iu drejtua Xheisara.
“Po fillo kur të duash”- i tha Arbri.
“Po çke ti se unë do bëhem meme përjashta jo ti,ç’punë ke” – tha Xheisara.
“Okej, mendo për publikun pra”- i tha Arbri.