Shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Vip” iu bashkuan 5 konkurrentë të rinj.

Bëhet fjalë për moderatoren Egzona Rafuna, e cila prej vitesh punon në Radio Televizionin e Kosovës, koreografin e njohur Tan Brama, Elton Merja,balerin dhe koreograf,këngëtaren e njohur Xheisara si dhe tenisti Arbër Sulstarova.

Mesa duket për banorët e tjerë të shtëpisë hyjra e këtyre konkurentëve të rinj ka shfaqur pakënaqësi tek disa prej tyre.

5 banorë të rinj në Big Brother VIP - Bota Sot

Sot gjatë orarit të drekës Dj Dagz, Einxhel dhe Monika kanë qenë të ulur jashtë në oborr duke diskutuar.

Një nga temat që është prekur ka qenë hyrja e banorëve të rinj.

Einxhel është shprehur duke thënë:

“Këta banorët e rinj si shumë ankesa kanë. Edhe për dritat u ankuan?”.

Monika: “Ata janë akoma si Liza në botën e çudirave, prit sa të kalojë java e parë”.

Biseda ka vazhduar dhe me mendimin e Dj Dagz i cili ka thënë se duke qëndruar 100 ditë këtu brenda nuk do të kemi nerva të bisedojmë për këtë gjë.

Pra mesa duket hyrjet e reja nuk janë pritur mirë nga ana e banorëve të vjetër.

Dy vajzat Egzona dhe Xheisara shihen më të afërta me njëra-tjetrën se sa me pjesën tjetër të banorëve.

Siç duket edhe nga bisedat Meridiani është ai i cili është afruar të flasë e bisedojë me banorët e rinj.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!