Aktori Gentian Zenelaj është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku shpeshherë ndàn me ndjékësit foto e video funny por edhe nga përditshmëria e tij.
Sikurse ka bërë edhe mbrëmjen e sotme, kur aktori na ka treguar një moment shumë të bukur.
Genti ka postuar një video ku vajza e tij shfaqet në dublën e saj të parë duke xhiruar një video.
Ndonëse Genti nuk e ka zbuluar për çfarë bëhet fjalë, ‘News31’ bën me dije se vajza e aktorit bashkë me të atin po xhirojnë një reklamë për ‘Digitalb’.
Teksa ka publikuar këtë video, Genti shkruan se ka patur shumë emocione.
“Dubla jote e parë o ❤ ime .sa shumë emocione kisha unë”, shkruan aktori.
Zakonisht artistët shprehen se nuk duan që fëmijët të ndjékin hapat e tyre, por duket se Genti bën përjashtím.
E vogla e tij tashmë është bërë pjesë e botës së artit dhe me siguri do bëhet po aq e sukseshme(pse jo edhe më shumë) se i atin.
https://streamable.com/58hxxj