Romanca e këngëtares Beatrix Ramosaj dhe aktorit të humorit Donald Veshaj, për nga zhurma e madhe që ka krijuar në publik, është konsideruar si telenovelë e vërtetë për shkak të përfshírjes edhe të Bora zemanit.
Ka vetëm pak ditë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por Big Mama është ambientuar mjaft mirë dhe e kanë prítur mirë banorët e tjerë.
Së fundmi, teksa bisedonte me Beatrix në lídhje me romancën e kësaj të fundit me Donaldin, ajo i tha se “mendon se nuk duhej të ishe nxituar”.
Nga ana tjetër Beatrix replikoi duke thënë se nëse kjo marrédhénie do të ishte krijuar jashtë, do të ishe më shumë e rezérvuar dhe mbase nuk do të kishte lejuar kurrë të ndodhte.
“Këtu është një realitet tjetër, jashtë ti ke mundësinë ta mendosh veprimin tënd ndërsa këtu ngjàrjet ndodhin kaq shpejt sa ti nuk e mendon dot aq gjatë”, tha ajo.
Big Mama e këshilloi këngëtaren që të ndíqte zemrën dhe se në një shoqëri si e jona “çudía më e madhe zgjat vetëm tri ditë”.