Gent Zenelaj ka publikuar një video me vajzën e tij si shpesh herë, por në këtë rast, nusërimi i tij qe në qendër të sekuencës.
E bija i është përkushtuar grímit dhe eksperimentimin e bën tek babai.
Ndërsa në momentet që e lyen i thotë: “Ti je shoku im më i mirë”.
Pasi mbaron me buzët, shkon deri tek qerpikët dhe ja tek e keni Gentin si kurrë më parë, një nuse e vërtetë.
“Më bëri nuse…Ps: ooo Zot larja e rimelit ishte ç’ishte”, ka shkruar Genti krah videos.
Momentet më të çmueshme në jetë janë këto, pikërisht ato pak sekonda lojërash me të vegjëlit që rriten pa kuptuar.