Lékundje të forta térmeti janë ndjerë pasditen e së premtes në vendin tonë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare lékundjet e tokës ishin me një magnitutë 4.1.
Epiqendra térmétit ishte 34 km në verilindje të Tiranës dhe 4 km në jugperëndim të Bulqizës.
Që prej térmetit të 26 nëntorit , një numër i madh qytetarësh vijojnë t’i kenë të instaluar aplikacionet si “Last Quake” dhe reàgimi është i menjëhershëm.
Ka pasur raste edhe kur aplikacioni i Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare ka reàguar në Twitter pas rénies së sérvérëve nga ngàrkesa e madhe.
Sa i përket térmetit të djeshëm, një numër i madh qytetarësh kanë reàguar në një kohë shumë të shkurtër.
Më të shumta komentet janë nga Tirana, por edhe nga vendet pranë epiqendrës në verilindje, Durrësi, Elbasani dhe Maqedonia e Veriut.