Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij, Mira Konçi, duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare.

Sipas “Albeu.com”, ata s’janë më me njëri-tjetrin për arsye që ende s’janë bërë të ditura për publikun.

Mira Konçi rikthehet nga SHBA pas 3 vitesh, vajza i nxjerr foton -  Balkanweb.com - News24

Katër vite më parë, çifti u shpërngul me familjennë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por teksa Mira Konçi dhe e bija vazhdojnë të qëndrojnë atje, kompozitori Saraçi është kthyer në Shqipëri, ndërsa ende nuk dihet ku po qëndron i biri.

Jo vetëm kaq, por duke qenë se rrjetet sociale janë një tregues i mirë i raporteve mes njerëzve në ditët e sotme, është vënë re se ata kanë fshirë çdo foto me njëri-tjetrin dhe madje as nuk ndíqen më në Instagram.

Image

Deri tani nuk kemi asnjë reàgim nga dyshja për një konfirmim apo mohim të këtij lajmi, ndaj mbetet të presim për një përgjigje zyrtare të çiftit.

Djali i Saraçit, Drini, i është futur muzikës dhe njihet edhe si një repist.Image

Talenti i Drinit duket se është i trashëguar nga familja e tij dhe kjo s’kishte si të ndodhte ndryshe.

Kënga e tij e parë “Sahara” e publikuar në muajin janar të vitit 2020 është pritur mjaft mirë nga publiku dhe numëron 200 mijë klikime në Youtube.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!