Këtë sezon televiziv nisi edicioni i tretë i reality show-t për të rinj, “Për’puthen”.

Njësoj si vitet e tjera, edhe kësaj here formati ishte i njëjtë: Vajzat në fron për të zgjedhur djemtë në takime, ndërsa ndryshimi i vetëm është trànsmetimi çdo ditë të javës në ekran.

Në fakt, rritja e frekuencës së puntatave të emisionit ka sjellë uljen e interesit dhe kuriozitetit të publikut për personazhet e rinj dhe çiftet që mund të krijohen në këtë reality show. Duket se as këtë vit, “detyrat e shtëpisë” s’janë bërë siç duhet, megjithëse kishte shumë për të mësuar nga edicioni i kaluar “Për’puthen 2”.

Skàndali “Tea-Andi-Beart” u përsërit sërish këtë vit, me personàzhet e rinj “Hysen-Alvisa-Bashkim”.

Të lídhur jashtë emisionit, Alvisa dhe Hyseni u përpòqën t’i hédhin hi syve publikut, ndërsa Alvisa në dijeni të produksionit, u rikthye për të “rifituar” Bashkimin.

Rikthimi i saj ishte një péngesë për Efin, e cila zgjodhi Bashkimin për takimin e javës dhe mori një réfuzím prej tij.

Në lojë futet edhe kësaj here skénari shumë i përfolur, që si gjithmonë péngon rrjédhën e natyrshme të emisionit dhe paracakton “fatin” e konkurréntëve.

Fakti që Alvisa do të rikthéhej, e vuri me ‘shpàtulla pas murit’ Efin, e cila megjithëse shprehu më herët dëshirën të zgjedhë djem të rinj, u detyrua edhe kësaj here të rizgjedhë në takim Brunon.

Po ashtu, Alvisa u rikthye në emision me “presione”, duke i treguar Brunos se nëse ai do të refùzonte vajzat e tjera, Alvisa do të deklarohej për të.

“Loja” u kuptua qartë nga konkurrentët të cilët me udhëzime të produksionit ose jo, zgjedhin edhe kësaj here të formojnë çiftet e preferuar të publikut, duke fshéhur në sfond prapaskéna aspak të këndshme.

Edhe sa do të vazhdojë të zhgénjejë ky “reality show”?

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!