Arlida ose Tola është vajza e parë në emisionin “PërPuthen” e cila u elímínua nga djemtë.

Kujtojmë se gjatë spektaklit “PërPuthen Prime” njësoj si vajzat, kishin të drejtë të elímínonin djemtë për të cilët kanë pak pëlqim, edhe këta të fundit me votë mund të thonin emrin e vajzës me të cilën nuk do bënin takime.

Vajza automatikisht do të largohej nga emisioni. Emri i përzgjedhur nga djemtë ishte Tola.

Së fundmi ajo ka treguar për emisionin “Shqipëria Live” se kush nga konkurrentet atje ka shkuar me qëllímin e vërtetë për tu përputhur.

Një nga emrat e përmendur prej saj nga ana e vajzave ishte Mikela ndërsa nga djemtë Bashkimi.

Në dy muaj që kam qenë unë aty, kanë nisur pëlqimet tek disa konkurrentë.

“Disa janë aty thjesht ‘hajt se jemi’. Në syrin tim, shoh Mikelën që ka dëshirë të përputhet, por nuk e marrin shumë seriozisht djemtë se është lozonjare dhe dëshiron të jetë protagoniste. Shoh Bashkimin shumë të përfshírë, por Alvisën shumë më pak”, është shprehur Tola.

Kujtojmë se nga largimi i Tolës, ai që u përlòt ishte Albi Dhima, i cili ka pasur 3 takime me Tolën.

“Ka qenë vajza që kam pasur më shumë afrimitet”,- u shpreh Albi. Gjithashtu edhe Meliku i dha një përqafim Tolës.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!