Ai tashmë është njëri nga reperët më të kërkuar jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

Mbrëmja e djeshme ka shënuar rekorde të reja për Noizy-n, i cili ka mbajtur koncert në një prej pubeve më të njohura në Londër.

Të rinjtë që i janë bashkuar koncertit të mbajtur kanë kapur shifrat deri në 5000 vetë, duke bërë kështu të pamundur pjesëmarrjen e disa prej tyre në ambientin që ishte menduar për një event të tillë.

Megjithatë ata nuk janë larguar nga vendodhja dhe kanë zgjedhur ta kthejnë në një koncert vendin edhe jashtë pub-it.

Nga pamjet dhe videot e shpërndara në rrjetet sociale duken të gjithë të rinjtë që festojnë në rrugët e Londrës, si të ishin brenda koncertit ku Noizy ka kënduar.

Si interpretues i shumë hiteve, 35-vjeçari edhe në këtë eveniment është përkujdes që të krijojë një atmosferë të mahnitshme.

“Ju thashë se do e mbyllnim Londrën. Kjo është ajo ku nisëm dhe dashuria është thuajse e pabesueshme. Faleminderit për suportin dhe dashurinë, shihemi herës tjetër”, ka shkruar Noizy shoqëruar me videot e natës së djeshme.

 

Derisa po këndonte disa prej këngëve të famshme, ai nuk ka munguar edhe me interpretimin e “Jena Mbretër”.

Në momentin që po performonte, Noizy duket se i ka bërë edhe një ‘diss’ grupit Babastars.

 

Përkundër se gjendet mes kësaj kënge, një pjesë ‘F*ck Babarecords’ është përsëritur disa herë.

Kjo ka bërë që të mbajë një turmë të madhe të aktivizuar duke kënduar bashkë me ta.

 

Reperi ka sjellë një sërë projektesh muzikore, të cilat numërojnë miliona klikime në “Youtube” dhe janë kthyer në hite.

Kanali i Noizy-t renditet momentalisht si i treti me më shumë klikime në Shqipëri.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!