Semi na dhuroi emocíone të forta, kur në shtëpinë e vëllait të madh hyri babai i saj, të cilin kishte tre vite pa e takuar.
Këngëtarja ka folur shpesh për të, i ka treguar banorëve për marrédhénien e afërt dhe sa shumë e ka marrë malli.
Ai ka ardhur në Shqipëri dhe sonte hyri në “Big Brother VIP”.
Semi nuk mundi të përmbànte veten, ndërsa i tregonte sa shumë e donte dhe sa shumë e kishte marrë malli për të ndjérë aromën e gushës së tij.
Semi tha se e kishte marrë malli ti marrë erë në gushë siç ajo bënte gjithmonë. Ajo shpërtheu në lòt pas takimit më të atin.
“Jeta ime…Të dua, të dua”, i thoshte ajo në vazhdimësi, duke i përsëritur që e do më shumë së çdo kënd në botë.