Këngëtarja e njohur Tayna lajmëroi fansat pak kohë më parë se ishte duke u përgatitur për albumin e saj të parë.

“Kemi kohë që jemi tu punuar edhe e di që e kam paralajmëruar qe disa muaj, por shumë shpejt kam me i lansuar disa këngë prej tij edhe do të kuptoni më shumë rreth tij”, ka thënë Tayna pak kohë më parë e pyetur nga fansat.

Pritja duket se nuk do të jetë e gjatë pasi reperja ka publikuar intro-n e albumit ditën e sotme, si një surprízë e bukur me rastin e pérvjétorit të Pavàrësisë.

Albumi titullohet “Héroinat” dhe është një dedíkim për gjithë héroinat dhe gratë që kanë lénë gjurmë në historinë shqiptare.

Në video, Tayna dëgjohet të përmendë Mbretëreshën Teuta, Majlinda Kelmendin, Shote Galicën, Marigonën, Nexhmije Pagarushën, Elena Gjikën etj.

Këngëtarja gjithashtu la të kuptohej pak kohë më parë se është duke sjellë edhe një tjetër surprízë që është as më shumë e as më pak, por një tjetër bashkëpunim me Ledri Vulën.

Kënga e tyre e parë “A je” rezultoi një sukses i vërtetë dhe numëron mbi 40 milionë shikime në YouTube.

Teksa shkémbénin komente me njëri-tjetrin në një postim të Taynas ajo i është drejtuar Ledrit:

“A je hala?”- duke na lénë të kuptojmë se një bashkëpunim tjetër mund të ndodhë.

Aje - Single by Stiliozguro, Tayna, Ledri Vula | Spotify

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!