Veshjet popullore të trashëguara brez pas brezi janë një nga elementet kryesore të kulturës tradicionale.

DUA LIPA

Pavarësisht krahinave të ndryshme ato janë tepër të veçanta dhe të pasura me detaje që të mahnitin.

RYVA KAJTAZI

Që prej lashtësisë janë pjesë e pandarë e kulturës së popullit dhe vazhdojnë të jenë edhe në ditët e sotme të jenë pjesë e traditave.

ANXHELA PERISTERI

Arbenita Ismajli është një nga modelet më të suksesshne shqiptare dhe ka punuar e punon me shumë brende të huaja të veshjeve.

ARBENITA ISMAJLI

Por, bashkëpunimi i fundit ka qenë pak më i veçantë.

Për herë të parë ajo është shfaqur si nuse, veshur me veshje tradicionale shqiptare dhe duket kaq bukur…

LUANA VJOLLCA

Këto foto të Arbenitës na risollën edhe një herë në vëmendje faktin se veshjet tradicionale shqiptare janë një nga elementët kryesorë të kulturës sonë.

EMINA CUNMULAJ

Të ndryshme për çdo krahinë, ato janë unike dhe me detaje që na mahnitin.

Nuk mund të mungonte pjesë e kësaj liste këngëtarja e njohur, Elvana Gjata.

ELVANA GJATA

Ajo njihet si një patriote e vërtetë shqiptare, ku ka realizuar këngën “Kuq e zi “ që shoqëroi kombëtaren shqipëtare në “Euro 2016”, por edhe në koncertet e saj këndon kengë të muzikës popullore moderne.

ARIANA FEJZULLAHU

Janë të shumta vajzat e njohura të showbizit shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve, që kanë pozuar me krenari me veshjet tradicionale dhe askush nuk mund ta mohojë dot se duken të mrekullueshme.

NEVINA SHTYLLA

Kostumografia apo veshja e një populli gjithmonë është trajtuar si elementi kryesor i kulturës shpirtërore e asaj materiale të një përkatësie etnike.

VABONA SELIMLLARI

Po ashtu, veshja e një populli është edhe rezultat i një procesi të zhvillimit, transformimit, evoluimit dhe përsosjes gjatëshekujve.

AGENSA VUTHAJ

Por mesa duket veshjet popullore janë kthyer në trend për shumë personazhe të ekranit shqiptar.

GRESA BEHLULI

Shumë prej tyre ķanë postuar në llogaritë e tyre në Instagram pòzat me veshje tradicionale plot krenari.

ELITA RUDI

Disa prej tyre zgjedhin që veshjet tradicionale të jenë pjesë e seteve të tyre fotografike, të videoklipeve, por ka edhe nga ata personazhe që veshjet tradicionale i veshin nëpër udhëtimet e tyre, duke promovuar kështu turizmin kulturor shqiptar.

AFRONA DIKA

Dhe është e pamohueshme se ata ngjajnë vërtet të mrekullueshëm me veshjet tradicionale shqiptare.

NORA ISTREFI

E duke qenë se sapo ka nisur muaj nëntor, që për kombin tonë është më i veçantë se të tjerët për shkak të festave Kombëtare (28-29 nëntori) po risjellin në vëmendje disa nga fotot me veshje tradicionale të realizuara nga vajzat tona.

RITA ORA

Pjesë e kësaj liste duhet të jetë me patjetër këngëtarja Leonora Jakupi, e cila njihet për patroitizmin e saj të flaktë.

LEONORA JAKUPI

Kjo duhet vlerësuar që personazhet e njohura shqiptare nuk hezitojnë të promovojnë vlerat kulturore të vendit të tyre.

TUNA

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!