Në vitin 2018 tre aktorë të famshëm të humorit Olsi Bylyku, Bes Kallaku dhe Erion Isai u bënë bashkë për projektin humoristik “BE coffe”, një rubrikë te “E Diela Shqiptare” me sketch-e dhe të ftuar të ndryshëm.

Aktorët shpesh sillnin në vëmendje zakonet e shqiptarëve.

Siç dihet tashmë, që prej 2019 ata nuk janë shfaqur më bashkë dhe janë të përfshírë në projekte dhe televizione të ndryshme.

Olsi feston ditëlindjen, Erioni dhe Besi i bëjnë urimet e veçanta: Vetja  ime në moshë moshën tënde… je mik (FOTO)

Olsi iu bashkua programit humoristik “Klanifornia”, ndërsa Bes Kallaku u rikthye me programin “Kosherja Show”.

Vlen për tu përmendur se një ftesë për t’iu bashkuar kastit të aktorëve e ka marrë edhe Olsi, i cili e réfuzoi.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, Olsi u pyet se pse është zénë me Besin dhe Erionin.

Sa paguhen Besi, Erioni dhe Olsi në 'Be Coffee'

“Unë nuk jam zénë as me Besin, as me Erionin. Të betohem. Madje, shkoj shumë mirë me të dy.

Por, Besi zgjodhi rrugën e vetë te “Kosherja” dhe unë nuk pata mundësi t’i bashkohem me ftesën që më bënë. Erioni është Kryetar Bashkie dhe s’ka më kohë për ne aktorët. Gjithsesi, Erioni është flori.

Sa herë që kalon rrugën Korçë-Ersekë na merr në telefon dhe na tregon se si i ka rregulluar.”- tha Olsi duke sqaruar gjithçka për të gjithë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!