Fifi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe ka fansa të shumtë.
Siç duket, një prej tyre është edhe kryeministri Edi Rama.
Ai ka ndarë një video nga Valbona e mbùluar me borë dhe në sfond është kënga më e re e Fifit, “Diell”.
“Valbona magjíke”, shkruan Rama krah videos.
Nuk dihet nëse kjo është një zgjédhje e rastësishme, por mund të thuhet se Valbona duket vërtet bukur e mbuluar mes borës.
Kujtojmë që Fifi e shkruajti këtë këngë gjatë qëndrimit të saj në Big Brother.
Kënga “Diell” me vàrgjet e famshme, “diellin e kam hup me to dhe veten”, u lançua edhe në versionin demo.
Fifi u largua nga shtëpia e Big Brother pasi nuk ishte në një gjéndje të mirë.
Asaj i ra të fikët gjatë spéktaklit në një përballje me opinionisten Balina Bodinaku, ku kjo e fundit i tha se po ndérhynte mes Sarës dhe Pajtimit për vëmendje.
“Banorë, unë kam marrë vendim të lë shtëpinë e Big Brother sot. Kam nevojë të merrem me veten time. Kjo eksperíencë nuk po më bën mirë. Nuk e kisha atë mundësinë që të flisja atë që vërtë e kam. Se nëse ju jeni munduar të më ruani mua edhe unë jam munduar t’ju ruajë ju krejtëve dhe në shumë raste nuk e kam dhënë mendimin tim ashtu si e kam. Dhe kam nevojë të dalë jashtë e të merrem me veten. Ju pres pas 50 ditëve”, tha Fifi.