Sabiani dhe Iliri kanë krijuar një shoqëri shumë të mirë në “Big Brother VIP”.

Madje, këngëtari ka bërë një deklaratë të fortë duke i thënë Ilirit se nëse eleminohet do të shkojë pas tij, moment që u bë VÍRAL në rrjet.

Por diçka ka ndryshuar pasi Big Brother vendosi që loja do të vazhdonte në çifte.

Loja në çift nuk shkon mirë për të gjithë banorët, a është 'krisur' marrëdhënia e Sabianit me Ilirin? – iconstyle.al

Sabiani ka deklaruar se loja e tij ndryshonte nga e Ilirit, madje gjatë javës ka shprehur se mund ta pénalízonte.

Mirëpo, ai tha se ajo që interesonte ishte që Iliri të sqaronte marrédhénien me Donaldin, me të cilin balerini ka patur vazhdimisht debàte.

“Unë rrija me Donaldin, ktheja kokën se mos i ngelte hatri Ilirit. Kur u vendos të bëheshim dyshe, m’u duk sikur u pénalízova”, thotë ai.

Përçahet shoqëria Ilir-Sabian?

“Nuk është se nuk më pëlqen loja me Ilirin, thjesht dua paqe me Donaldin”, shton ai.

“Unë Donaldin e dua shumë dhe dua që kur të dal nga këtu të pi kafe me të dhe jo që ai të dëgjojë të gjitha pisllëqet që kam thënë për të. Unë nuk bëj lojë”, është shprehur Sabiani.

Nga ana tjetër Iliri ka sqaruar se kurrë nuk e ka imponuar Sabianin t’i kthehet kundër Donaldit, apo të mos shoqërohet me të.

Edhe banorët dhe opinionistët shprehën mendimet e tyre, dhe shumica mendonin se Sabiani ishte i sinqertë dhe besnik, por nuk mendonin të njëjtën gjë për Ilirin.

Këngëtari tha se pértej lojës, ai ishte një njeri me sédër, dhe pas “Big Brother” dëshironte të kishte marrédhénie të mira me të gjithë banorët.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!