Prova e javës në “Big Brother Vip” lídhet me rastin e “Halloween”.

Gjatë këtyre ditëve në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka ngjàrje të çuditshme, zhurma, persona të màskuàr, por nga ana tjetër banorët nuk duhet të reàgojnë fare.

Mirëpo, përveç personave të màskuàr në “BBV” është futur dhe Arbana Osmani. Fillimisht momentin epík e ka ndàrë mikja e saj më e mirë, Xhemi Shehu, ku vihet re si Arbana ecën në dhomën e ndjenjes teksa konsumon ushqimin e banorëve.

Krahas videos, Xhemi ka shkruar me humor: Mirë që s’i flet, por i ha dhe bukën.

Sigurisht banorët nuk kanë mundur që t’i flasin dhe të komunikojnë me të.

Në momentin që Arbana ka hyrë në shtëpi, në kuzhinë ka qenë Iliri dhe Kledi, të cilët nuk kanë reàguar aspak teksa moderatorja ka qenë prezente, madje iu është afruar duke u marrë për disa momente me enët e kuzhinës.

Çfarë ndodhi? Arbana futet në shtëpi - Big Brother Albania Vip - YouTube

Duket se Arbana nuk e ka ndërmend që ta lërë me kaq pasi po bën plane që të futet sërish në shtëpi, por kësaj radhe me një mision krejtësisht tjetër, jo për të ngrënë nga ushqimi i tyre, por për të gatuar për banorët.

“Nëse ndodh ndonjëherë që të hyj e të gatuaj për ta, çfarë do të donit të gatuaja?”, duke i lénë ndjékësve të zgjedhin ëmbëlsirën.

Akoma nuk dihet nëse moderatorja po e planifikon me të vërtetë një gjë të tillë apo jo, megjithatë na mbetet të presim për të parë si do të rrjedhin ngjàrjet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!