Xhensila, Majk dhe Ghetto Geasy janë bërë bashkë për të sjellë një super projekt muzikor. Bashkëpunimi i pritur prej kohësh, do të vijë shumë më shpejt nga se po mendonit.

Ata kanë paralajmëruar këngën më të re përmes një postimi në Instagram, si dhe kanë publikuar një pjesë të shkurtër nga videoklipi, ku është mësuar që mban titullin “Mëkati jem”.

Ky projekt muzikor pritet të publikohet më 20 tetor, këtë të mërkurë në orën 18:00.

Bashkimi i fòrcave mes të treve do të shënojë bashkëpunimin e tyre të parë dhe nuk ka asnjë dyshím se do të kthehet në një super hit duke patur parasysh se artistët gjithmonë dinë si ta gòdasin publikun drejt e në zemër.

Kujtojmë se në muajt e verës, Xhensila së bashku me reperin e njohur, Lumi B sollën “Prit pak”, që sot numëron 15,5 milionë shikime në “YouTube”.

Xhensila, Getoari dhe Majk në një bashkëpunim? - Revista Who

Përsa i përket Ghetto-s dhe Majkut ata numërojnë shumë bashkëpunime së bashku që kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Projekti më i fundit i Ghetto-s erdhi para pak muajsh së bashku me Stinen, nën titullin “Andiamo”, ndërsa ai i Majkut ishte në bashkëpunim me Onat dhe Cozman, i titulluar “Amore”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!