Blogerja nga Durrësi, Sarah Berisha, mbrëmjen e kaluar u bë pjesë e shtëpisë më të famshme dhe më të vëzhguar në Shqipëri “Big Brother Albania VIP”.
Në klipin e saj prezantues ajo rrëfen se është 25-vjeç dhe se ka mbaruar studimet për drejtësi, por aktualisht mban statusin fashion bloger influencer.
Sipas saj, kësaj shtëpie deri më tani i ka munguar alegria dhe gëzimi, ndaj hyrja e saj në Big Brother do sjellë ndryshime të mëdha.
E pyetur se cili nga personazhet meshkuj brenda shtëpisë i pëlqen më shumë, ajo pa u menduar dy herë ka thënë emrin e aktorit të humorit Donald Veshaj.
I gjithë publiku dhe ndjékësit e zjàrrtë të këtij formati janë kurjozë të dijnë se si do shkojë rrugëtimi i bukuroshes Berisha brenda kësaj shtëpie dhe bashkëjetesa me banorët e tjerë VIP.
Kujtojmë se pikërisht këtë të martë patëm tre hyrje të reja në Big Brother njëra nga to Sarah dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj me Einxhel Shkirën.