Mevlani dhe Juli, dy ish-konkurrentet e programit të dashurisë Për’Puthen, të sezonit të kaluar vijnë së shpejti me një emision nën moderimin e tyre.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë dyshja në fjalë përmes llogarisë Instagram.
Kujtojmë se pak ditë më parë Juli pyeti fansat nëse do të donin të shihnin një emision nga Mevlani në bashkëpunim me Julin.
Nuk dihet ende se kur bëhet fjalë të fillojë ky emision por dimë se do tranmetohet përmes kanalit të tyre në youtube.
“Pa skenar” tashmë mund t’i bëni folloë edhe në Instagram për më shumë video.
Tashmë e dimë se dyshja në fjalë kanë realizuar edhe bashkëpunime muzikore por në një format të tillë nuk i kishim parë më herët, ndaj ia vlen pritja.
Nuk dihet ende nëse në këtë emision do kemi të ftuar apo do komentohen video apo ngjarje apo situata të ndryshme, nga aventurat e Julit.
Urimet për këtë iniciative kanë qenë të gjithanshme, duke filluar nga ish-konkurrentet e sezonit të kaluar por edhe të sezonit të tretë nga konkurrentet aktual përmes rrjetit Instagram.