“Doktori” kështu e thërrasin, ish-kryeministrin e vendit dhe themeluesin e PD, Sali Berisha.
Ai ka tre dekada në politikë dhe sot mbush plot 77 vjeç.
Në 2013, me humbjen e zgjedhjeve, Berisha u terhoq nga drejtimi i PD, por vazhdon të mbetet aktiv në jetën politike në çdo ditë të vitit.
Berisha në profilin e tij Facebook e ka shoqëruar këtë ditë të veçantë me një mesazh:
Sot 77 vjec!
Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditelindje me gjen:
– Me te motivuar se kurre ne mbrojtjen e te vertetave qe une besoj dhe,
– Ne nje mision te ri, jetik dhe vendimtar per fatin e Partise Demokratike dhe demokracise ne Shqiperi!
Mirenjohje te pakufishme te Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbeshtetesve te mi ne Shqiperi dhe kudo qe jane, te cilet me besimin dhe mbeshtetjen e tyre bejne te mundur te permbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit! sb