Semi Jaupaj, aktualisht banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe konkurrentë për çmimin e madh 100.000 Euro, ka dhënë deklarata të forta në lidhje me jetën e saj private.
Semi ka qenë për rreth 8 vite e martuar me kantautorin Bojken Lako dhe ndàrjen e tyre e bëri publike vetë këngëtarja në fjalë, në mbrëmjen LIVE të festivalit të “Kënga Magjike ‘21”.
Ajo e përmend shpesh Bojken në shtëpinë e Big Brother VIP dhe pohon se ruajnë raport të mirë sëbashku pavàrësisht ndàrjes me njëri-tjetrin, në të njëjtën kohë ajo ka rréfyer edhe vështirësitë e mëdha që ka kaluar gjatë bashkëjtesës me të.
Lídhur me këtë fakt, ka reàguar edhe vetë Lako, i ftuar në “Pardon my French” ai ka pohuar se çdo gjë që Semi ka thënë në atë shtëpi është e vërtetë, duke mos hédhur poshtë asnjë fjalë të saj.
Ai rréfen se nuk e ndjék “Big Brother VIP” e aq më tepër këtë rast, gjithashtu pohon se është e vërtetë që Semi e ka diskutuar me të pjesëmarrjen në këtë format dhe e ka mbéshtétur duke menduar se kjo eksperíencë do ndíkojë në të ardhmen e saj dhe në karrierë.
“Kemi komunikim me njëri-tjetrin dhe vazhdojmë të jemi miq. Çdo gjë që ka thënë Semi aty është vërtetë siç e ka treguar ajo. Hyrja e saj në këtë program është një sfídë të cilën ajo mendoi ta kalonte dhe unë e mbështeta. Për mua është një shoe me qëllime të diskutueshme. Ajo e kupton mbéshtétjen time dhe njerëzit kush sheh mirë e kuptojnë.”