Ndër emrat më të përfolur nga media rozë, nga banorët brenda shtëpisë më të famshme dhe më të vëzhguar në Shqipëri “Big Brother Albania VIP”  mbeten Donaldi dhe Semi.

Këto dy emra kanë një person të përbashkët në mes dhe është pikërisht moderatorja Bora Zemani e cila në maj të këtij viti i dha fund lídhjes tre vjeçare me aktorin e humorit Donald Veshaj.

Në të njëjtën kohë, Semi Jaupaj është ndër mikeshat më të mira të moderatores Bora Zemani prej më shumë se 15 vitesh dhe kjo ka bërë që afrimiteti i Semit me Donaldit të keqinterpretohet nga publiku i gjerë shqiptar.

I ftuar në “Breaking” gazetari Andi Vrapi jep versionin e tij në lídhje me raportin e krijuar mes dyshes së lartpërmendur duke e cilësuar si një flirt të pastër mes tyre.

Afrimiteti tyre ka qënë shpesh temë diskutimi edhe nga vetë banorët e këtij programi ku ka qenë Arjola ajo e cila shprehet se mes tyre kategorikisht nuk ka asnjë lloj ndjenje përveçse miqësi dhe se njëjtë do vepronte edhe ajo me ishin e mikes së saj.

Donaldi surprizon Semin, siç ka bërë me Borën' dalin detajet | Breaking Top  News - Top Channel

Sepse kujtojmë se dyshja në fjalë njihen prej kohësh dhe jo brenda shtëpisë së BB, por tjetër mendim ka Sheila e cila shprehet se mes Semit dhe Donaldit ekzíston mundësia e lídhjes sëbashku pasi mes tyre ka shikuar ndjenja dhe flirte.

Nderkohë që një pjesë e mirë e banorëve preferojnë të jenë indiferentë dhe të mos e komentojnë marrëdhënien e tyre, kjo për arsye të ndryshme, më kryesorja ndíkimi publikut.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!